Ilustrim - Vjedhje e veturës

Arrestohet për vjedhje të veturës, i dyshuari është përsëritës i veprave të natyrës së njëjtë

Dy ditë pas raportimit të rastit të vjedhjes së një veture në Fushë Kosovës, Policia e Kosovës ka arritur që të arrestoj një person të dyshuar.

Sipas njoftimit zyrtar, i dyshuari E. K. 53-vjeçar, që u arrestua sot nga njësitë policore të stacionit të Fushë Kosovës, është përsëritës i veprave të natyrës së njëjtë.

Policia ka thënë se pas arrestimit, nga hetuesit policor, në “Lagjen Kalabria” në Prishtinë, janë gjetur dhe sekuestruar vetura e vjedhur dhe tri palë targa.

Një palë nga këto targa u tha se janë vendore, të cilat janë të raportuara të vjedhura dhe dy palë targa të huaja.

Tutje në njoftim u tha se personi i dyshuar me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që vetura pas përfundimit të procedurave të nevojshme i është kthyer pronarit.

Vetura në fjalë ishte vjedhur në parkingun e një marketi. Aty ishte lënë nga pronari i saj, i cili kur ishte kthyer nuk e kishte gjetur më.

Vidhet një veturë në Fushë Kosovë