Foto: KALLXO.com Ilustrim

Arrestohet pasi dyshohet se kishte tentuar të fuste në makinë ish gruan e tij

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person pasi i njëjti dyshohet se kishte tentuar të fuste me dhunë në veturë ish gruan e tij.

Sipas raportit të 24 orësh të Policisë së Kosovës rasti kishte ndodhur dje rreth orëve të pasditës në Suharekë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.