Ilustrim

Arrestohet një person, Policia i gjeti drogë dhe para të falsifikuara

Policia arrestuar një person dje rreth orës 14:00 në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, në Prishtinë.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, janë gjetur dhe konfiskuar, 14.9 gram narkotikë të llojit heroinë, 412 gram substancë e përzier, dy telefona celularë, një monedhë prej 10 euro e dyshuar për falsifikim dhe 326.5 euro.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ka njoftuar Policia.