Foto: Ilustrim

Arrestohet një person për organizim të lojërave të fatit në Skenderaj

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një person në Skenderaj, nën dyshimin se ka organizuar lojëra të fatit në një lokal në rrugën “28 nëntori”.

Policia thotë se gjatë kontrollit në një lokal si prova materiale janë sekuestruar shtatë aparate  të lojërave, dy televizorë për shërbime  të basteve, një kompjuter dhe disa dëshmi tjera.

Pas arrestimit, i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është liruar.

Rasti në procedurë hetimore.

Organizimi i lojërave të fatit në Kosovë është i ndaluar më ligj që nga viti 2019.