Ilustrim

Arrestohet një person në Gjilan, dyshohet për sulm seksual

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Gjilan.

I njëjti sipas policisë dyshohet se ka sulmuar seksualisht një grua në Gjilan, më 5 gusht.

Policia ka njoftuar se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.