Ilustrim

Arrestohet nën dyshimin për krime lufte ish-kryeshefi i milicisë në Istog

Policia e Kosovës ka njoftuar se sonte rreth orës 18:00 është arrestuar M.P., i dyshuar për krime lufte kundër popullatës civile të kryera në kohën e luftës në vitet 1998-1999 në zonës e komunës së Istogut.

Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari ka qenë kryeshef i milicisë në Istog.

Arrestimi ka ndodhur në pikën kufitare në Merdarë.

I dyshuari me aktvendim të prokurorit është dërguar në mbajtje deri në 48 orë.

Sipas njoftimit, procesi hetimor është ndihmuar nga zyrtarët e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, me të cilët është bashkëpunuar ngushtë në një punë ekipore, ku është bërë përpunimi inteligjent i informatave.