Arrestohet i dyshuari për vjedhje në 4 shtëpi të ndryshme

Është arrestuar një 38 vjeçar nga Fushë Kosova nën dyshimin se i njëjti ka kryer vjedhje në katër lokacione të ndryshme.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës të cilët kanë thënë se rastet e vjedhjeve kanë ndodhur para një jave, më 30 janar ndërsa arrestimi i personit të dyshuari ka ndodhur dje.

Tutje është njoftuar se sipas ankueseve i arrestuari, V.K. ka vjedhur stoli ari, bizhuteri dhe telefona.

Ndërsa, sipas Policisë, nga i dyshuari janë sekuestruar bizhuteri të ndryshme dhe një telefon.

Në raportin e Policisë është thënë se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Foto: Policia e Kosovës