Foto: KALLXO.com Ilustrim

Arrestohet 40-vjeçari i kërkuar nga Gjykata për 'shpërdorim'

Një 40-vjeçar i cili kërkohej me urdhërësë të gjykatës është arrestuar sot, më 13.02.2024 në Ferizaj.

M.I. kërkohej për veprën penale “Shpërdorimi” dhe është dërguar në vuajtje të dënimit prej 25 ditësh burg.

“Ai ishte i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprat penale:  ‘‘Shpërdorimi”  me dënim burgimi prej 25 ditëve dhe pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit” – njofton Policia e Kosovës.

Policia ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin dhe ka ftuar ata që të bashkëpunojnë dhe më tej.