Ilustrim

Arrestohen tre persona të dyshuar për dhunim dhe prostitucion në Prizren

Policia në Prizren ka arrestuar tre persona nën dyshimin për dhunim dhe prostitucion. Të njëjtit dyshohet se kanë kryer këto vepra ndaj një gruaje. Sipas policisë, viktima ka pranuar trajtim mjekësor.

Rasti dyshohet se ka ndodhur mes datave 13 deri 15 janar 2024. 

Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Rasti është inicuar si “Dhunim, mundësim dhe detyrim në prostitucion”.