Ilustrim

Arrestohen dy persona në Gllarevë, njëri ndër ta rrahu zyrtarin policor

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar dy persona në Gllarevë për shkak se nuk kanë respektuar urdhrat e zyrtarëve policor për ndërprerjen e punimeve që të dyshuarit ishin duke i bërë pa leje ndërtimi.

Sipas Policisë në vendin e ngjarjes ishin edhe inspektorët komunal dhe njëri nga të dyshuarit ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor duke i shkaktuar lëndim trupor.

Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje ndërsa tjetri është liruar.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 12:55 në Gllarevë të Klinës.