Foto; KALLXO.com

Arrestohen dy burra në Pejë për dhunë në familje, një nga Gjakova në arrati

Policia ka arrestuar një burrë në Pejë nën dyshimin se kishte përdorur dhunë ndaj një gruaje.

Sipas policisë, i njëjti gjatë momenti të arrestimit kishte kanosur edhe një zyrtar policor.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Policia e Kosovës po ashtu ka arrestuar një të dyshuar në Pejë nën dyshimin se në ndikim të alkoolit ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Policia potencon se me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Dhunë nga bashkëshorti raportoi edhe një grua në Gjakovë.

Sipas policisë, viktima ka refuzuar trajtimin mjekësorë, derisa i dyshuari gjendet në arrati.

Rasti, sipas policisë, është në hetime.