Ilustrim

Arrestohen 3 persona, Policia u gjeti dhe konfiskoi substanca narkotike

Policia në Prishtinë ka arrestuar tre persona pasi që gjatë kontrollit të veturës dhe banesës sw tyre janë gjetur dhe konfiskuar 660 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë, një peshore dhe tre telefona mobil.

Sipas Policisë ky rast ka ndodhur më 9 tetor rreth orës 15:00.

Policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, një tjetër rast ka ndodhur më herët në po këtë datë rreth orës 9:30.

Në njoftimin e Policisë thuhet se gjatë kontrollit të shtëpisë së një personi është gjetur dhe konfiskuar 5.1 gram substancë narkotike e llojit kokainë, 8.9 gram substancë narkotike e llojit heroinë, 236.5 euro para të gatshme dhe një telefon mobil.

“Në konsultim me prokurorin kujdestar rasti procedohet për hetime te mëtutjeshme” – thuhet në njoftim.