Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Aprovohet doza e katërt të vaksinës kundër COVID-19 për personat mbi 60 vjeç

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ka miratuar rekomandimin e Komitetit për imunizimin e popullatës me vaksinën kundër COVID-19 për lejimin e vaksinimit me dozën e katërt të grup-moshës së popullatës mbi 60 vjeç, të paktën 4 muaj pas marrjes së dozës së tretë.

Ky rekomandim i Komitetit është mbështetur në rekomandimet rreth vaksinimit COVID-19 të organizatave kredibile ndërkombëtare si EMA dhe CDC.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se qytetarët mund të vaksinohen në qendrat e vaksinimit në kuadër të Kujdesit Parësor Shëndetësor në komunat e Kosovës.

Gjithashtu Ministria e Shëndetësisë ka bërë thirrje për vaksinim pas rritjes së rasteve të fundit me COVID-19 duke rikujtuar se personat mbi 12 vjet mund të vaksinohen me dozën e parë dhe të dytë dhe të tretë, gjithashtu me tri doza edhe ata të moshës mbi 18 vjeç.

Kosova ditët e fundit ka regjistruar rritje të numrit të personave të infektuar me COVID-19.