Ilustrim

Reagon kompania ‘Apetit Group’ pas publikimeve të fundit për prejardhjen e produkteve të mishit

Kompania “Apetit Group” ka reaguar pas publikimeve të fundit në disa media në lidhje me prejardhjen  produkteve të tyre të mishit, derisa i ka quajtur të pavërteta ato.

Nga kjo kompani thonë se vet e rrisin, presin dhe shesin mishin e viçit.

Sipas tyre, një hulumtim u publikuar në Shqipëri erdhi pasi ata donin të depërtonin në tregun shqiptar dhe se në videon e publikuar diskutohen dy artikuj të ndryshëm, ndër to edhe bifteku i importuar nga Amerika e Jugut, të cilin thonë se e ofrojnë në treg me kushte të tjera.

Ata thonë se mohojnë çdo pretendim për sjellje të pahijshme ose keqpërdorim në operacione.

“Apetit Group” thotë se proceset e tyre u përmbahen standardeve më të larta të cilësisë, sigurisë dhe transparencës.

Emisioni “Stop – Tv Klan” nga Shqipëria ka publikuar një hulumtim, në të cilin pretendohet se mishi i blerë nga “Apetit Group” vjen nga Brazili dhe i ndërrohet vendi i orgjinës.