
Anton Ahmeti emërohet Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave
31.1.2025 - 11:51
Qeveria e Kosovës e ka miratuar propozimin e ministrit të Financave, Hekuran Murati për emërimin e Anton Ahmetit në pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Financave.
Ministri Murati foli për procesin e këtij emërimi.
“Procesi ka qenë i stërzgjatur edhe për shkak të Ankesave. Tash, pas Ankesave kemi mundësi të lëvizim tutje për emërimin e Arton Ahmetit Sekretar në Ministri.” – deklaroi Murati.
Emërimi i Ahmetit Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Financave u mor gjatë mbledhjes së Qeverisë të mbajtur të premten, më 31.01.2025.