Anëtari i PDK-së: Unë kam qenë në parti edhe kam hy në punë, pse a ka naj problem?

Ministri në detyrë i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Muzafer Shala nga PDK ka thënë se nuk është ndonjë problem për të hyrë në punë nëse je në ndonjë parti politike.

“Kosova vend i vogël, 1.7-8 milionë, na të gjithë jemi dikund në ndonjë parti”, tha Muzafer Shala në #DebatPernime.

I pyetur për punësimet partiake në Universitetin e Pejës nga PDK, ai tha se edhe vetë ka qenë në parti kur ka hy në punë në universitetin e Mitrovicës.

“Ka edhe të partive tjera. Qysh me hi në punë pa qenë në parti? Unë kam qenë në parti edhe kam hy në punë dmth, pse a ka naj problem në këtë far pjese?”, deklaroi ai.

KALLXO.com ka raportuar kohë më parë për punësimet në Universitetin e Pejës “Haxhi Zeka”.

Universiteti i Pejës, ‘çerdhe’ e PDK-së

www.kallxo.com