Prokuroria Speciale

Aktakuzë për shpëlarje parash, e dyshuara i kishte fshehur 91 mijë funta

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në ndaj të pandehurës P. K. pasi i njëjta dyshohet se i kishte fshehur 91 mijë funta britanike.

Në njoftimin e Prokurorisë është thënë se mjetet janë sekuestruar sipas Urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Tutje është njoftuar se e pandehura ka fshehur këtë shumë parash me qëllim që të shmanget nga pasojat juridike ose ato të mundshme ligjore.

“E pandehura P. K., kishte fshehur shumën e përgjithshme prej 91 mijë e 80 funta britanike duke i pasur në posedim ka tentuar që të fsheh ose maskon natyrën e vërtetë, burimin, vendndodhjen, sistemin, lëvizjen, të drejtat në lidhje me pronësinë e kësaj pasurie, apo në çfarëdo rrethanash, me qëllim që të shkaktoj shmangien nga pasojat juridike ose pasojat e mundshme ligjore”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Gjithmonë duke iu referuar njoftimit nga ana e Prokurorisë, e pandehura me veprimet e lartëcekura ka kryer veprën penale ‘’Shpëlarje e parave’’.