Aksion kundër kontrabandës në Ferizaj, sekuestrohen rreth 6 mijë kilogramë mjaltë në disa lokacione - FOTO

Një aksion i përbashkët mes Policisë, Doganës, e Prokurorisë Themelore të Ferizajt është zhvilluar para pak çastesh ndërsa dy persona deri më tani janë vënë në pranga.

KALLXO.com mëson se një sasi e madhe rreth 6 mijë kilogramë që dyshohet se është mjaltë është kapur duke u kontrabanduar.

Fotografi nga aksioni i Prokurorisë në Ferizaj, Policisë së Kosovës dhe Doganës së Kosovës, Foto:KALLXO.com

Aksioni i institucioneve të sigurisë e drejtësisë, është zhvilluar në tri lokacione të ndryshme në regjionin e Ferizajt.

Në lidhje me këtë çështje KALLXO.com ka kontaktuar edhe me Kryeprokurorin e Prokurorisë së Ferizajt, Shukri Jashari.

Ai tha se deri më tani informacionet që posedon janë se rasti është zhvilluar dhe ka përfunduar ndërsa të dyshuarit do të dërgohen në ndalim.

“Tash u njoftova, aksioni ka përfunduar, dyshohet për mjaltë të kontrabanduar”- tha shkurt Kryeprokurori Jashari.