Ilustrim

Aksident trafiku në rrugën Mitrovicë- Prishtinë, tre të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë sot më 11.03.2024 në ora 18:00h.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Avni Zahiti, i cili tha se aksidenti ka ndodhur mes tri veturave, si pasojë e të cilit janë lënduar tre persona.

“Rreth orës 18:00, është  raportuar për një aksident trafiku me lëndime i shkaktuar në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë’  segmenti  rrugorë në hyrje të  Vushtrrisë. Në aksident janë përfshirë tri vetura, si pasojë e aksidentit lëndime kanë pësuar tre persona”- ka thënë Zahiti për KALLXO.com.

Zahiti tha se tre të lënduarit janë dërguar në Emergjencën e Spitalit të Vushtrrisë.