Foto-ilustrim

Aksident në Suharekë, vetura godet një burrë dhe fëmijën e tij

Një aksident trafiku ka ndodhur në Suharekë, ku nga goditja nga një veturë është lënduar një burrë dhe fëmija i tij.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:00.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar drejtori i Policisë i Drejtorisë Rajonale të Prizrenit, Faton Alija.

Alija thotë se të aksidentuarit kanë marrë ndihmën e parë në Prizren dhe janë liruar për në shtëpi.

Zëdhënësi thotë se rasti shkon në procedurë të rregullt.

.