Foto: Pixabay

Aksident në Prishtinë, lëndohet një person

Një person ka mbetur i lënduar nga një aksident trafiku në mes dy veturave, sot rreth orës 17:30, në rrugën ‘Agim Ramadani’ në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, për KALLXO.com ka bërë të ditur se i lënduari ka marrë trajtim mjekësor.

“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti” – ka thënë Borovci.

Ndërsa një qytetar ka dërguar në adresë të KALLXO.com foto nga vendi i ngjarjes.