Foto: KALLXO.com

Aksident në magjistralen Prishtinë - Ferizaj

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në magjistralen Prishtinë – Ferizaj

Kallxo.com ka siguruar foto nga vendi i ngjarjes.

Sipas Policisë aksidenti ka ndodhur rreth 18:50 në fshatin Babush të Ferizajt, ku janë përfshirë dy automjete të udhëtarëve.

“Përveç dëmeve të shkaktuara materiale, lëndime trupore ka pësuar një person i cili për ndihmë mjekësore është dërguar në Qendrën Emeregjente në Ferizaj. Në vendin e aksidentit janë Njësia e Komunikacionit Rrugor e cila po e heton rastin”- ka thënë Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Ferizajt.

Foto: KALLXO.com