Aksident në Lipjan, lëndohen tre këmbësorë

Tre këmbësorë kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në rrugën “Avdi Kelmendi” në Lipjan.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor, njofton Policia e Kosovës.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 13:00, në rrugën “Avdi Kelmendi” në Lipjan, ka ndodhur një aksident rrugor, ku janë përfshirë dy automjete dhe tre këmbësorë. Si pasojë e aksidentit këmbësorët kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor. Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin”, ka thënë Ahmeti.