Klina. Foto: Kallxo.com

Aksident në Klinë, tetë të lënduar

Policia e Kosovës ka njoftuar lidhur me një aksident që ka ndodhur në fshatin Radulloc të Klinës mes dy automjeteve ku kishte edhe lëndime trupore.

“I dyshuari mashkull kosovar deri sa ishte duke ngarë automjetin e tij, dyshohet nga pakujdesia ka goditur automjetin e viktimës femër kosovare, ku përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar i dyshuari, viktima (vozitësja) si dhe gjashtë pasagjerët (tre femra dhe tre meshkuj) disa prej tyre të mitur”, thuhet në raport.

Sipas raportit të policisë të njëjti janë dërguar për tretman mjekësor dhe më pas janë liruar për në shtëpi, ndërsa njëra ndalet për trajtim të mëtutjeshëm në Spital.