Mbledhja e KQZ, Foto: KALLXO.com

Akreditohen vëzhguesit për monitorimin e zgjedhjeve të 14 shkurtit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka certifikuar vëzhguesit për monitorimin e zgjedhjeve.

Në mbledhjen e sotme KQZ-ja akreditoi vëzhgues nga partitë politike, organizatat joqeveritare, si dhe nga media vendore dhe ndërkombëtare.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare do të mbahen më 14 shkurt.