Ilustrim
Agjencia për Informim dhe Privatësi ka identifikuar 6 mijë kamera të hapura në internet në territorin e Kosovës
Komisionerja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi (AIP), Krenare Sogojeva-Dërmaku, ka folur për kaosin e krijuar në përdorimin e kamerave të sigurisë në Kosovë.
Në kohën kur është funksionalizuar AIP, sipas Sogojeva-Dermakut, gjendja në Kosovë sa i përket përdorimit të kamerave ka qenë jo e mirë dhe fillimisht në këtë aspekt është punuar më komunat, duke ndaluar përdorimin e kamerave. Këtu sipasi saj, fatkeqësisht janë përjashtuar komunat më shumicë serbe.
“I kemi ndaluar komunat që kamerat e vendosura nëpër sheshe publike të mos jenë me nën monitorim e tyre, por t’i kalojnë Policisë së Kosovës. I vetmi autoritet në vend që ka të drejtë mbikëqyrjen e kamerave”- deklaroi Sogojeva-Dërmaku.
Shqetësuese për AIP-në është se qytetarët ende nuk janë mjaftueshëm të vetëdijesuar për përdorimin e kamerave të sigurisë.
“Qytetari ende nuk është duke e kuptu që në momentin që hyn në një lokal dhe e sheh një kamerë, por nuk e sheh një shenjë, e ka shumë të lehtë me na kontaktu dhe me lajmëru. Sepse vetëm kështu ne mund t’i ndalojmë, sepse ato kamera edhe munden me qenë me zë”- shprehet Sogojeva-Dermaku.
Në këtë drejtim, sipas AIP-së, janë krijuar mekanizma shtesë, përmes platformës që ndihmon në detektimin e rrjedhjes së të dhënave personale të qytetarëve në internet të hapur.
“Për një kohë të shkurtë kemi gjetur që janë 6 mijë kamera në gjithë territorin e Kosovës të hapura në interent”- deklaroi Komisionerja e AIP-së, Krenare Sogojeva-Dërmaku.
Sipas saj, kjo është shqetësuese pasi që këto kamera mund të jenë të vendosura edhe në sheshe publike edhe në institucione, kompani apo shtëpi private.