Abdixhiku për votimin e Osmanit për presidente: Nuk jemi të interesuar të krijojmë destabilitet

Kryetari i sapozgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, duke folur për zgjedhjen e presidentit, është shprehur se si subjekt politik nuk do të kontribuojnë në pengimin e formimit të institucioneve.

“Ne nuk jemi të interesuar të krijojmë destabilitet në vend”, tha ai në emisionin “Pressing” në T7.

Abdixhiku shtoi se do të bëjë konsultime fillimisht.

“Do të shoh disponimin e njerëzve tanë. Ajo çfarë kam thënë vazhdimisht është se qëllimi jonë është konstruktiv. LDK asnjëherë s’ka penguar në procesin e formimit të institucioneve por çfarë po themi është se duhet parë për çfarë po flasim”, ka thënë Abdixhiku kur është pyetur se si do të veprojë LDK karshi kandidimit të Vjosa Osmanit për presidente.