Komuna e Prishtines

A është Liburn Aliu kandidat i Vetëvendosjes për kryetar të Prishtinës?

Liburn Aliu nuk  do të jetë kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Prishtinës.

Aliu ka thënë se emri i tij për kandidat për kryetar të Prishtinës është lakuar nga mediat.

“Në LVV asnjëherë nuk ka qenë temë diskutimi a ka me qenë Liburn Aliu kandidat për Prishtinë. Temë diskutimi tash është Arben Vitia”, ka thënë Aliu në emisionin “Kallxo Përnime”.

Ai ka thënë se i takon LVV në Prishtinë që ta konfirmojë kandidaturën e kandidatit të kësaj partie për Prishtinë.

Liburn Aliu ka lënë të kuptohet se kandidat i LVV për Mitrovicë do të jetë Agim Bahtiri.