COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza

871 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit nga 2,376 testime, 871 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19, gjersa raste të vdekjes nuk janë shënuar.

Sipas të dhënave, brenda 24 orëve 253 persona janë imunizuar me doza të vaksinës anti COVID-19.

341 persona janë shëruar nga ky virus kurse numri i rasteve aktive është 3,263.

Për katër muaj mbi 6 mijë qytetarë u infektuan me COVID-19