Për katër muaj mbi 6 mijë qytetarë u infektuan me COVID-19

Që nga data 1 mars e deri më 12 korrik në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë janë raportuar 6 mijë e 481 raste pozitive me COVID-19.

Kështu ka konfirmuar për KALLXO.com zyrtarja për informim nga IKSHPK, Era Pireva.

Pireva gjithashtu ka treguar se numri i të shëruarve nga COVID-19  në po të njëjtën periudhë, është 5 mijë e 413 persona.

“Nga 1 marsi deri me 12 korrik 2022 ne IKSHPK janë raportuar 6,481 raste pozitive me SARS-CoV-2 dhe janë shëruar (kanë përfunduar periudhën e izolimit) 5,413 prej tyre”, ka thënë Pireva për KALLXO.com.

Dy ditët e fundit, IKSHPK ka njoftuar se tre persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me coronavirus.

Ndërkaq, dje u regjistruan 763 raste pozitive.

Që nga fillimi i pandemisë, sipas të dhënave të IKSHPK-së gjithsej janë konfirmuar 232 mijë e 790 raste pozitive ndërsa janë shëruar 226 mijë  e 911 persona.