8 raste të dhunës në familje të raportuara për 24 orë

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë raportuar 8 raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit.

Sipas Policisë, rastet kanë ndodhur në Mitrovicë, Pejë, Prizren, Suharekë dhe Prishtinë.

Në Mitrovicë, djali ka rrahur babanë e më pas policia ka arrestuar djalin.

Në Pejë është raportuar se burri në vazhdimësi ka rrahur gruan e tij. Të njëjtin policia e ka arrestuar.

Në Prizren, gjithashtu është raportuar se burri ka rrahur gruan. Të njëjtin po ashtu e ka arrestuar policia.

Në Suharekë, është raportuar se babai ka keqtrajtuar fëmijën e tij 9-vjeçar, i cili më pas është dërguar në strehimore. Policia pas ndalimit 6 orësh që i kishte bërë babait të fëmijës, e kishte liruar atë në procedurë të rregullt.

Në të njëjtin qytet është raportuar se një vajzë dhe një djalë që kanë qenë duke bashkëjetuar janë rrahur ndërmjet vete. Policia ka arrestuar të dytë.

Në Prishtinë, janë raportuar tri raste të dhunës në familje. Në njërin rast viktimë kishte qenë gruaja pasi ishte rrahur nga burri. Në rastin tjetër viktimë kishte qenë babai pasi ishte sulmuar nga djali i tij me probleme psiqike e në rastin e tretë thjeshtra ka sulmuar njerkën e saj. Policia në rastin e fundit ka arrestuar vajzën.