COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza

4 vdekje nga COVID-19, konfirmohen 717 raste të reja për 24 orë

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, 717 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 kurse 4 qytetarë kanë vdekur.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1,355 doza të vaksinës kundër COVID-19 kurse prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1,797,661 doza të vaksinës.

Deri më sot 809,613 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërsa janë dhënë 91,372 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Sot janë shëruar 2,370 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 201,015.

Në total numri i rasteve aktive është 16,849.