Foto: Ilustrim

Vdiq këmbësori që ishte goditur nga vetura 10 ditë më parë

Këmbësori që ishte goditur më 24.03.2024 nga një veturë në Prizren, ka vdekur sot, më 02.04.2024.

Vdekjen e tij e ka konfirmuar shefi i Intensives në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Shaqir Uka, aty ku po trajtohej viktima.

“Mund të konfirmoj se pacienti në fjalë nuk ka arritur që t’i mbijetojë aksidentit dhe fatkeqësisht ka ndërruar jetë sot” – tha Uka për KALLXO.com.

Policia e Kosovës kishte njoftuar se shoferi që dyshohet se kishte shkaktuar aksidentin, është arrestuar.