
ilustrim
4 raste të kalimit të paautorizuar të kufirit në Leposaviq
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se në fshatin Bistricë të Leposaviqit në 4 raste në ndara ka ndaluar qytetarë për kalim ilegal të kufirit duke hyrë nga Serbia në Kosovës.
Rasti i parë ka ndodhur rreth orës 14:20 ku është ndaluar një veturë me targa të Serbisë nën dyshimin se ka hyrë ilegalisht nga Serbia në Republikën e Kosovës.
Tutje policia sqaron se me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Po në atë kohë është ndaluar edhe një veturë me targa të Serbisë nën dyshimin se ka hyrë ilegalisht nga Serbia në Republikën e Kosovës.
Edhe në këtë rast me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti i tretë ka ndodhur rreth orës 17:40 ku është ndaluar edhe një veturë me targa të Serbisë nën dyshimin se ka hyrë ilegalisht nga Serbia në Republikën e Kosovës.
Edhe ky rast me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti i katërt ka ndodhur rreth orës 17:40.
Policia ka ndaluar veturën nën dyshimin se vozitësi dhe pasagjeri kanë hyrë ilegalisht nga Serbia në Republikën e Kosovës. Edhe në këtë rast me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.