
33 vjeçarit i nxirret telefoni nga lukthi në QKUK - VIDEO
31.8.2021 - 10:19
Një rast i rrallë i nxjerrjes së telefonit nga organizmi i një pacienti në Klinika e Gastroentetologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
“Mashkulli 33 vjeç para 4 ditësh kishte përbirë një telefon të vogël. Me rrugë endoskopike, pra pa e prerë lukthin, nxorëm telefonin e ndarë në tri pjesë. Pa komplikime”, ka shkruar Skender Telaku, mjeku që e ka operuar pacientin.
Mjeku për rastin kishte njoftuar në Facebook-un personal. Qendra Klinike Universitare e Kosovës nuk ka dhënë ndonjë njoftim zyrtar rreth këtij rasti.