Spitali Regjional i Gjilanit Foto: KALLXO.com

16 vjeçari nga Vitia vdes nga COVID-19

Një 16 vjeçari i infektuar me COVID-19 vdiq sot në Spitalin e Gjilanit.

Vdekjen e tij e konfirmoi për KALLXO.com drejtori i Spitalit, Nisret Hajrullahu, i cili tha se pacienti është nga Vitia

Ai tha se i ndjeri kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

“Po, ia ka qenë edhe me ngecje në zhvillimin psikomotorik”, konfirmoi drejtori.

Hajrullahu gjithashtu potencoi se edhe familja e të nderit është e infektuar me COVID-19.

COVID-19 deri më tani la të vdekur mbi 1 mijë  e 600 persona në Kosovë, përderisa mbi 74 mijë janë infektuar.

Aktualisht mbi 10 mijë raste janë aktive me SARS-CoV-2.