Japoni - foto arkivi

10 persona goditen me thikë në një tren në Tokio

Dhjetë persona u goditën me thikë nga një burrë, mbrëmjen e së premtes në një tren në Tokio.

Departamentit të Zjarrfikësve të Tokios iu përgjigj një telefonate në orën 20:38 dhe gjeti viktima me njolla gjaku kur mbërritën në vendin e ngjarjes.

Të gjitha viktimat kishin vetëdije dhe nuk është raportuar për asnjë person të vdekur, raporton CNN.

Sipas transmetuesit publik japonez, NHK, i dyshuari shkoi në një dyqan dhe u dorëzua, duke i thënë nëpunësit, “unë jam i dyshuari për krimin që po transmetohet në edicionet e lajmeve tani. Jam lodhur duke vrapuar”.

Policia Metropolitane e Tokios thotë se burri pranoi akuzën dhe pranoi se “thjesht donte të vriste çdo grua që dukej e lumtur, këdo”, raportoi NHK.

NHK raportoi se i dyshuari duket të jetë rreth të 30-ave dhe nëpunësi i dyqanit tha se kishte njolla gjaku në një pjesë të trupit të tij.

Incidenti ndodhi në një tren të Linjës Odakyu, midis stacionit Seijogakuen-mae dhe stacionit Soshigaya-Okura në Setagaya Ward.