Japoni: Një burrë dënohet me vdekje për zjarrin vdekjeprurës në një studio animacioni 

Një gjykatë në Japoni e ka dënuar me vdekje një burrë pasi e shpalli fajtor për vrasjen e dhjetëra personave në një sulm me zjarr në një studio animacioni.

Zjarri i vitit 2019 shpërtheu nëpër studiot e Kyoto Animation dhe ishte krimi më vdekjeprurës në Japoni në dekada.

I dënuari, Shinji Aoba, i cili tani është 45 vjeç, hyri në ndërtesë dhe shpërndau benzinë në katin e parë përpara se ta digjte të njëjtën.

“Akti i derdhjes së një sasie të madhe benzine dhe vënia e flakës së saj ka shumë të ngjarë të jetë fatale dhe djegia e njerëzve është vërtet mizore dhe çnjerëzore”- thotë vendimi i Gjykatës.

Aoba, i cili u arrestua pranë vendit të ngjarjes, pësoi djegie që mbuluan 90 për qind të trupit të tij nga flakët. Thuhet se atij i duheshin 12 operacione.

Japonia dhe Shtetet e Bashkuara janë dy anëtarët e vetëm të Grupit të Shtatë ekonomive të industrializuara që e kanë ende në fuqi dënimin me vdekje.

Një studim i qeverisë japoneze i vitit 2019 tregon mbështetje dërrmuese të publikut për këtë praktikë, me rreth 80% të njerëzve që e shohin dënimin me vdekje si “të pashmangshëm”.

I njëjti sondazh, i cili kishte më shumë se 1500 pjesëmarrës, zbuloi se vetëm 9% ishin në favor të heqjes së dënimit me vdekje./DW

Përgatiti: Nuhi Shala