Kuvendi nis seancës për ndalimin e lojërave të fatit

Kuvendi i Kosovës ka filluar me seancën e jashtëzakonshme të ftuar nga kryeministri Ramush Haradinaj ku pikë e vetme e rendit të ditës është shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndalimin e lojërave të fatit.

Ndërsa votimin për rezolutën e seancës së jashtëzakonshme ku kishte debat parlamentar për situatën e krijuar në arsim pas vendimit të SBAShK-ut për të refuzuar kompensimin e orëve të humbura gjatë grevës 3-javore, prej 14 – 1 shkurt 2019 është lënë për herë të tjera pasi në seancë nuk kishte kuorum.