Shfaqja "Takime në burg" jepet nesër në Gostivar

Shfaqja “Takime në burg”, me tekst të Agush Mulliqit dhe regji të Ilir Bokshit, jepet nesër në Gostivar, në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit, “Othello”.

Shfaqja jepet nga ora 20:00 në Qendrën e Kulturës në Gostivar në Maqedoninë e Veriut.

“Takime në burg” është produksion i Teatrit të Qytetit të Podujevës, “Avdush Hasani”.

Premiera e saj është dhënë në fund të muajit qershor.

Edicioni i 5-të i Festivalit Ndërkombëtar i Teatrit, “Othello”, që nisi në fillim të këtij muaji mbyllet nesër.