Festivali Ndërkombëtar i Posterit, ‘Prishtina 2023’. Foto: KALLXO.com.

Hapet Festivali Ndërkombëtar i Posterit ‘Prishtina 2023’- FOTO

Festivali Ndërkombëtar i Posterit,“Prishtina 2023”, është hapur mbrëmjen e së martës në Galerinë e Fakultetit të Arteve të Universitetit ‘Hasan Prishtina” në Prishtinë.

Tema e edicionit të tretë të festivalit është “Emigrimi”.

95 vepra artistike nga dizajner e artistë nga 20 vende të ndryshme të botës kanë ekspozuar punimet e tyre në kuadër të këtij festivali, në kategorinë profesionale dhe atë studentore e të entuziastëve.

Ekspozita e edicionit të 3-të të “Prishtina Poster” është kuruar nga Rrezeart Galica, drejtor dhe themelues këtij festivali.

Drejtori i festivalit të posterit, Rrezeart Galica tha në hapje se edicioni i sivjetmë i këtij festivali vjen më i veçantë duke pasur parasysh temën e festivali që është mjaft aktuale.

“Sikurse secili edicion, edhe kjo ekspozitë ka të veçantat e saj dhe një cilësi më ndryshme se ato paraprake, pra secili edicion vjen ndryshme nga ato të më hershme”- tha Galica.

Gjatë ceremonisë së hapjes nga organizatori janë ndarë edhe certifikata për pjesëmarrësit e festivalit.