Ilustrim

Gjashtë libra për të cilët nuk e dinit se ishin propagandë

“I gjithë arti është propagandë”, shkroi George Orwell në vitin 1940, “por jo e gjithë propaganda është art”.

Kështu nis një artikull i The Economist kushtuar gjashtë librave të cilët thuhet se ishin propagandë, por lexuesit nuk e kanë ditur. 

Pak njerëz do të debatonin me pjesën e dytë të atij aforizmi. Nuk ka asgjë artistike në përçarjet e tmerrshme të “Mein Kampf”. Por e para duket reale vetëm nëse e përdorni një përkufizim të gjerë të propagandës. Këto ditë veprat e mëdha të artit rrallëherë kanë si qëllim t’i shërbejnë qëllimeve të një qeverie. Ato mund të nxisin shkaqe, por kjo zakonisht nuk është arsyeja pse njerëzit i vlerësojnë ato.

Megjithatë, librat në këtë listë e vërtetojnë pjesërisht pjesën e parë të pohimit të Orwellit. Qeveritë ose grupet ideologjike ose i inkurajuan autorët e tyre t’i shkruanin ato ose i promovuan shkrimet e tyre për qëllime politike. Gjatë Luftës së Ftohtë, agjencitë perëndimore të inteligjencës subvencionuan autorë, ndonjëherë shumë të mirë. CIA ngriti revista letrare në Francë, Japoni dhe Afrikë.

Një prej qëllimeve ishte kundër censurës nga autokratët. Një tjetër ishte ta bënte kulturën globale më miqësore me qëllimet perëndimore. Shërbimet e inteligjencës britanike porositën vepra të trilluara të cilat e mbështesnin perandorinë. Disa shkrimtarë ia ofruan shtetit me vetëdije shkrimet e tyre; të tjerët nuk e kuptuan se qeveritë ose grupet do ta promovonin punën e tyre. Këtu janë gjashtë libra, të gjithë të autorëve të merituar, që janë vepra propagandistike në një mënyrë ose tjetër.

“Sytë e Azisë” – Rudyard Kipling

Roli i Rudyard Kipling si propagandues për Perandorinë Britanike shpesh harrohet. Inteligjenca britanike e rekrutoi autorin gjatë Luftës së Parë Botërore për të shkruar trillime që kishin si qëllim minimin e nacionalizmit indian. Në vitin 1916 James Dunlop Smith, një zyrtar britanik, i dërgoi Kiplingut letrat private të ushtarëve indianë që luftonin në Francë. Smith i kërkoi Kipling-ut t’i rishkruajë ato për ta fshirë çdo ndjenjë pro-indiane ose revolucionare. Saturday Evening Post, një revistë amerikane, i botoi katër nga këto letra private nga maji deri në qershor të vitit 1917. (Tri u shfaqën në Morning Post londinez) Kipling ua vuri emrin e tij vetëm kur i paketoi së bashku në një libër, “Sytë e Azisë” (“The Eyes of Asia”). Autori i tha Dunlop Smithit se në rishkrimin e letrave ai e kishte “përforcuar disi shpirtin për të cilin kishte menduar  që i kishte parë tek ta”. Në fakt, rishikimet e tij ishin më shpikëse se kaq. Duke i kthyer letrat e ushtarëve në trillime, ai i përvetësoi ato. I hoqi ankesat si “ne jemi si dhitë e lidhura në shtyllën e një kasapi” dhe futi përshkrime admiruese të Britanisë të mbushura me “mobilje të praruara, mermer, mëndafsh, pasqyra”. Inteligjencës britanike e pëlqeu atë që lexoi. Kipling e pyeti Dunlop Smithin nëse ai ka gjetur ndonjë “gabim në kastë (një hierarki sociale e transmetuar përmes familjeve)  apo pikëpamje mendore tek personazhet”. Me gjasë,  ai nuk e bëri. Shumë lexues e kanë admiruar faktin që një kritik (duke shkruar për romanin “Kim”) e ka quajtur “portretin pozitiv, të detajuar dhe jostereotipik” të popullit indian të Kipling. Roli i tij si propagandues e ka turbulluar vizionin e tij.

“Doctor Zhivago” – Boris Pasternak  

Gjatë Luftës së Ftohtë, CIA u përpoq ta minonte censurën në Bashkimin Sovjetik duke epromovuar fshehurazi qarkullimin e librave dhe revistave. Përgjuesit i dërguan romanet e Fjodor Dostoevsky, Leo Tolstoy dhe Vladimir Nabokov. Autori i tyre i preferuar ishte Boris Pasternak. Romani i tij “Doktor Zhivago” kishte “vlerë të madhe propagandistike”, thoshte një memorandum i CIA-s në vitin 1958. Kjo mund të duket si një gjë befasuese, le të themi, për një histori dashurie. Mirëpo, CIA ishte e interesuar jo vetëm për “natyrën e mendimit” të romanit, por edhe për “rrethanat e botimit të tij”. Revistat letrare sovjetike dhe shtëpitë botuese e printuan librin. Njëri përmendi “egërsinë” dhe “mospranimin” e socializmit nga Pasternak. Sovjetikët nuk e pëlqyen entuziazmin e tij fetar. Një zbulues i talenteve letrare italiane e kontrabandoi dorëshkrimin e “Dr Zhivago” në Itali, ku u botua në vitin 1957. CIA vuri re një “mundësi për t’i bërë qytetarët sovjetikë të pyesin se çfarë nuk shkonte me qeverinë e tyre, kur një vepër e shkëlqyer letrare nga një njeri i cili konsiderohej shkrimtari më i madh rus i gjallë nuk ishte e disponueshme as në vendin e tij”. Agjencia e spiunazhit e botoi librin në rusisht. Qarkulloi më shumë se 1000 kopje me ndihmën e agjentëve në Evropën Lindore dhe i shpërndau në Panairin Botëror në Belgjikë në vitin 1958. Shpresonte që botimi në origjinalin rus do t’i hapte rrugën Pasternakut për ta fituar çmimin Nobel. Kjo gjë ndodhi mirëpo sovjetikët e detyruan ta refuzonte. Ai nuk jetoi aq gjatë sa ta shihte “Dr Zhivago” të bëhej një film i suksesshëm në vitin 1965.

“Partizanët” – Peter Matthiessen

Kur u themelua në vitin 1947, CIA punësoi shumë të moshuar të Universitetit Yale. Peter Matthiessen ishte një prej tyre. Agjencia e dërgoi atë në Paris, kisne ai po shkruante një roman, një histori që menaxheri i tij i CIA-s në qytet e mendoi “të dobët”. Matthiessen shkroi një roman në Paris, në fakt dy. “Partisanët”, i romani i tij i dytë, flet për Barney Sand, një gazetar me seli në Paris për një shërbim televiziv amerikan, teksa gjurmon një ish-udhëheqës të Partisë Komuniste Franceze, të cilin ai shpreson ta intervistojë. Komunistët e kishin ndihmuar Sand-in t’i shpëtonte Luftës Civile Spanjolle kur ai ishte fëmijë. Romani shfaq njohuri aq të detajuara për funksionimin e partisë sa Chicago Tribune, në një përmbledhje, sugjeroi që autori i saj të kthehej në Moskë. Megjithatë, simpatitë e saj janë qartazi me Perëndimin. Sand i sheh komunistët si egoistë dhe të pandershëm; patriotizmi i tij rritet. Proza letrare e vetëdijshme në të cilën është shkruar “Partizanët” parashikon hapin tjetër në karrierën e Matthiessen. Mathiesen e themeloi Paris Revieë, një revistë letrare, të cilën e përdori gjithashtu si kopertinë për t’i spiunuar artistët dhe intelektualët e majtë amerikanë që ishin zhvendosur në Paris. CIA mendoi se kjo ishte një mbulesë shumë më e mirë për punën e tij spiunazhi. “Partizanët” nuk është vepra më e mirë e Matthiessen. Ai është i vetmi shkrimtar që e ka fituar Çmimin Kombëtar të Librit të Amerikës si për kategorinë e fantachkencës ashtu edhe për letërsi. Por, ndërkohë që Sand gjarpëron nëpër Paris, ai u kujton lexuesve se Matthiessen po i vëzhgonte miqtë e tij të majtë jo vetëm për hir të artit.

“Të lexosh Lolitën në Teheran: Një kujtim në libra” – Azar Nafisi

Azar Nafisi, një emigrante iraniane dhe profesoreshë e anglishtes, u bë e famshme në vitin 2003 kur i botoi kujtimet e saj për revolucionin islamik. “Të lexosh Lolitën në Teheran” ishte një hit i menjëhershëm në Amerikë, duke kaluar 117 javë në listën e bestsellerëve të Neë York Times. Është historia tërheqëse e tetë grave iraniane që takohen fshehurazi për t’i studiuar romanet e Nabokovit, Gustave Flaubert dhe Henry James. Megjithatë, ajo u detyrohet institucioneve jo tipike për kujtimet letrare. Zonja Nafisi e falënderon Fondacionin Smith Richardson, i cili kërkon t’i “avancojë interesat dhe vlerat e SHBA-së jashtë vendit”, për një grant që e ndihmoi ta shkruante librin. Studentët e zonjës Nafisi janë fëmijë të Republikës Islamike që rebelohen kundër ndalimeve të librave dhe “hiperbolës së kalbur dhe mashtruese” të retorikës së kësaj republike. Ky përshkrim nuk vlen për “Të lexosh Lolitën”, i cili meriton admirimin që merr. Megjithatë, ajo u detyrohet institucioneve jo tipike për kujtimet letrare. “Vetëm përmes letërsisë dikush mund të vihet në vendin e dikujt tjetër”, shkruan zonja Nafisi. Për lexuesit perëndimorë, “Të lexosh Lolitën” është një lloj informacioni për mënyrën se si ishte letërsia për studentët e saj. Ai gjithashtu e mbështet një gjykim të ashpër të teokracisë së Iranit që Amerika vazhdon të shpresojë se do të jetë me ndikim.

“Njëqind vjet vetmi” – Gabriel García Márquez

Amerika ia ndaloi Gabriel García Márquez hyrjen në këtë vend për tri dekada, sepse ai ishte i përfshirë me Partinë Komuniste Kolumbiane në vitet 1950. Ai për pak kohë i përkiste një celule partie. Megjithatë Mundo Nuevo, një revistë kolumbiane e financuar nga CIA, i botoi dy kapituj të kryeveprës së tij “Njëqind vjet vetmi”, një vit para botimit të librit në 1967. Pjesët e këtij libri nuk përfshinin rrëfimin e librit për “masakrën e bananeve” të vitit 1928, në të cilin ushtria kolumbiane, e shtyrë nga Amerika për të ndërmarrë veprime kundër punonjësve të United Fruit Company që ishin në grevë, vrau rreth 75 prej tyre. Ajo që botoi Mundo Nuevo ishin përshkrime të Kolumbisë në stilin që më vonë u bë i njohur si realizëm magjik. Revista, e cila botonte kryesisht artikuj proamerikanë dhe antikomuniste, tregoi kështu se ishte e hapur edhe për punën e shkruar nga adhuruesit e së majtës politike. Një agjent i CIA-s e quajti këtë qasje “fidelismo sin Fidel”, pra, kredo komuniste e Fidel Castros, sundimtarit të Kubës, pa revolucionarizmin e tij anti-amerikan. García Márquez u tërbua kur zbuloi se Mundo Nuevo ishte në pagesën e CIA-s. Në një letër drejtuar redaktorit të saj, Rodríguez Monegal, ai shkroi se ndihej si një qyqar.

“Hëna është poshtë” – John Steinbeck

Në qershor të vitit 1940, dy ditë pasi Franca nënshkroi një armëpushim me Gjermaninë, John Steinbeck i shkroi Franklin Roosevelt, presidentit amerikan, duke i kërkuar administratës së tij ta krijonte një propagandë “të menjëhershme, të kontrolluar dhe të konsideruar”. Steinbeck e mori këshillën e tij, duke shkruar një histori për t’i frymëzuar njerëzit në Evropën e pushtuar të ngriheshin kundër nazistëve. “Hëna është poshtë” (The Moon Is Doën) është vendosur në një vend të pa emër evropian, i cili është pushtuar nga një fuqi fashiste. Vendi imagjinar, shkroi Steinbeck, karakterizohet nga ashpërsia e Norvegjisë, dinakëria e Danimarkës dhe arsyeja e Francës. Pushtuesit, të udhëhequr nga koloneli Lanser, luftojnë për ta mposhtur një kryengritje. Anëtarët e rezistencës kundër nazistëve e përkthyen romanin dhe e kontrabanduan në Norvegji, Danimarkë dhe Francë. Në vitin 1945, pas përfundimit të luftës, mbreti i Norvegjisë i dha Steinbeckut Kryqin e Lirisë së vendit për kontributin e tij në lëvizjet e rezistencës evropiane./The Economist

Përgatiti: Nuhi Shala