epa07849841 A Trump supporter wears a t-shirt reading 'Fake News' as he waits for the arrival of President Donald Trump in front of the Beverly Hills Hotel in Beverly Hills, California, USA, 17 September 2019. Trump is on a two-day trip to California to raise money for his 2020 election campaign. EPA-EFE/ETIENNE LAURENT

Nga propaganda te Fake news - Si shpërtheu dezinformimi gjatë sulmit në veri?

Pas një sulmi nga një grup i organizuar dhe i armatosur në një fshat në veri të Kosovës, që rezultoi me vdekjen e një rreshteri të Policisë së Kosovës, dezinformomi u përhapë shpejt në disa media në Kosovë dhe Serbi.

Vrasja e një polici kosovar në veri të Kosovës shkaktoi një shpërthim të lajmeve të rreme, në disa media online dhe faqe të Facebook-ut në Kosovë.

Po ashtu, në Serbi, disa tabloidë zgjodhën të përdorin gjuhën sensacionale dhe propagandistike në titujt e tyre të ditës së hënë, në vend që të ofronin raportim objektiv.

Një shembull i kësaj gjuhe propagandistike u pa në një titull të tabloidit “Alo”, që shkruante “Terroristët e Kurtit vrasin serbët. Këta monstra kanë plagosur njerëz që po vdesin”.

“Mirësevini në universin paralel të propagandës së regjimit në Serbi”, shkroi Vedran Dzihiq, kërkues i lartë në Institutin Austriak për Çështje Ndërkombëtare, kur komentonte titujt.

“Ka shumë përmbajtje të pa verifikuar që po përhapet nga nacionalistë dhe ekstremistë serbë, kryesisht nga kanale në ‘Telegram’” – shkruante në Twitter Una Hajdari, gazetare e pavarur, të hënën më 25 shtator.

Duke shtuar kompleksitetin, disa media serbe janë nën kontrollin e qeverisë serbe, duke e bërë më të vështirë pritjen e raportimit të paanshëm.

Prishtina Insight ka kontrolluar faktet e disa informacioneve të rreme që qarkulluan të dielën dhe të hënën në disa media online në Kosovë dhe në Serbi.

‘10 terroristë të vdekur’

Të dielën, gjatë shkëmbimit të zjarreve midis policisë dhe sulmuesve, portale të ndryshme lajmesh dhe mediat sociale raportuan në mënyrë të rreme shifra të ndryshme të viktimave.

“Gazeta Mejdani”, “Lajmi në kohë” dhe “Gjakova Sot” pretenduan se ishin tetë terroristë të vrarë.

Portale të tjera raportuan numra të ndryshëm, por asnjë prej tyre nuk u konfirmua nga policia. Deri më tani, numri zyrtar i viktimave është tre, deklaruan autoritet në Kosovë.

‘Fotografia e terroristit që u vra’

Në internet u shfaqën foto të shumta të një sulmuesi serb që supozohej se është vrarë.

Mediat e publikuan një fotografi të Radomir Poçuqës, i cili pretendohej se është një nga kriminelët që është qëlluar nga Policia e Kosovës. Lajmin e shpërndau në Facebook edhe ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, i cili tha se: “Ky është një nga terroristët e vrarë!”. Postimi i mori mbi 3000 pëlqime deri më tani dhe është shpërndarë plotë 42 herë.

Po, këto ishin informacione të rreme.

Radomir Poçuqa, një ish-zëdhënës i policisë antiterroriste serbe, i cili dyshohet se luftoi përkrah rebelëve pro-rusë në Ukrainë në vitin 2014, hodhi poshtë thashethemet për vdekjen e tij në faqen e tij në Facebook, duke deklaruar: “Unë nuk kam vdekur, as nuk kam në plan – ka ende nuk ka plumb me emrin tim”.

‘Videoja e vjetër pretendohej të ishte e re’

Internews identifikoi për BIRN Kosova një video që pretendohej në mënyrë të rreme se ishte dëshmi e forcave speciale që po shkonin në veri për të mbrojtur kufirin e Kosovës.

Videoja u publikua në një platformë në Facebook e quajtur “Forcat Speciale” të dielën, shoqëruar me një thirrje që të shpërndahej edhe më shumë.

BIRN zbuloi se pamjet e shpërndara ishin të vjetra dhe jo siç pretendonte faqja e Facebook-ut. Të njëjtat pamje ishin xhiruar në vitin 2021.

Videoja e kontekstualizuar në mënyrë të rreme është ende në internet dhe ka mbledhur mbi 1 mijë e 500 shikime.

‘Murgjit e Kishës Ortodokse të Marrë në pyetje nga policia’

Pas raportimeve në media për fshehjen e autorëve në manastirin e Banjskës, u ngritën dyshime për përfshirjen e murgjve të kishës ortodokse me grupin kriminal.

Duke përfituar nga këto dyshime, portali i lajmeve “Indeks Online” bëri me dije se tre murgjë të parë para stacionit policor në Prishtinë mund të jenë marrë në pyetje në lidhje me ngjarjet e së dielës. Portali ka shkruar se “Ardhja e tyre në Prishtinë me siguri lidhet me fatin e pelegrinëve që u përdorën nga terroristët serbë në Banjskë të Zveçanit”.

Lajmet e publikuara u mohuan nga Kisha Ortodokse përmes një deklarate të hënën.

“Kisha nuk kishte asnjë lidhje me këto ngjarje tragjike dhe murgjit dhe pelegrinët u gjendën vetëm në shkëmbim zjarri”.

Më pas ata vazhduan të kritikojnë “rritje të dezinformatave dhe përhapjes së lajmeve të rreme” dhe kërcënimet që kanë marrë anëtarët e manastirit të tyre. Megjithatë, deklarata nuk është më e disponueshme. Manastiri e fshiu atë nga faqja e tyre.

‘Imazhi i ushtarit të vdekur’

Një fotografi e një ushtari të vdekur i shtrirë në barë ka qarkulluar të hënën në shumë faqe të rrjeteve sociale, përfshirë “Deçanin”, “Suhareka Express”, “GazetaFama.com” dhe është publikuar edhe nga portali shqiptar “Telenews.al”.

Në postime pretendohej se njeriu në fotografi “është terroristi i radhës i vrarë, gati për të sulmuar Policinë!” dhe gjithashtu pretendohej se “një tjetër terrorist u vra sot në veri”. Megjithatë, kontrolli i fakteve të BIRN-it i hodhi poshtë këto pretendime, duke zbuluar se fotografia ishte bërë në Azerbajxhan dhe fillimisht u publikua nga “aljazeera.net” në prill 2016.

Në situata krizash, keqinformimi tenton të përhapet, siç kanë treguar incidentet e kaluara.

Në fillim të këtij viti Prishtina Insight raportoi se si tensionet dhe incidentet në dhjetor në veri të Kosovës kanë ndezur një ortek lajmesh të pasakta ose të rreme./PrishtinaInsight