Filmi "Pa vend”, në programin zyrtar të ‘Sundance Film Festival 2022’

Filmi “Pa Vend” Samir Karahoda është përzgjedhur që të jetë pjesë e programit zyrtar në festivali e filmit “Sundance”, (Sundance Film Festival).

Edicioni i 43-të i këtij festivali do të mbahet nga 20 deri më 30 janar të 2022.

Lajmi për përzgjedhjen e “Pa vend” në “Sundance Film Festival” është bërë i ditur nga stafi i filmit në Facebook.

“Nuk mund të kishte vend më të mirë për “Pa vend” për të bërë premierën Amerikane në një festival siç është festivali i filmit në Sundance Film Festival. ‘Pa vend’ do të jetë në konkurrencën zyrtare të filmit të shkurtër dokumentar në edicionin e 43 i cili do të mbahet nga 20- Janar në Park City, Utah në Amerikë”, thuhet në njoftimin e stafit të filmit.

Këtë viti “Pa vend” është shfaqur premierë në festivalin e filmit në Kanë të Francës.

Filmi “Pa vend” i zhanrit ‘docu-fiction’ përcjellë përpjekjet e vazhdueshme të Jetonit dhe Ermeganit të udhëhequr nga trajneri i tyre Rifati që të mbajnë sportin e pingpongut gjallë duke zhvilluar gjenerata të reja të pingpongistëve.