array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Video e rremë për varrimin e terroristëve

Deklarata

Varrimi i terroristëve serb

Media

Vlerësimi

Rrenë

Postimi “Video që ta kënaqë shpirtin 😍😍😍 Varrimi i terroristëve serb. Qajnë nënat e motrat serbe. Shpërndane! @ndjekësit” është i rremë. Krypometri ka konfirmuar se ky varrim shpërfaqë varrimin e disa fëmijëve që ishin vrarë më 3 maj 2023 në një shkollë në Beograd dhe nuk paraqet varrim të dikuj që është shpallur terrorist.

Artikulli

Më 26 shtator 2023, faqja në Facebook me emrin “VIP security ilami” ka publikuar një postim me  mbishkrimin “Video që ta kënaqë shpirtin 😍😍😍 Varrimi i terroristëve serb. Qajnë nënat e motrat serbe. Shpërndane!”. Materiali shoqërohet me një video material i cili shpërfaqë pamjet e një varrimi me ceremoni orthodokse.

Krypometri ka verifikuar nëse ky material është i varrimit të tre personave që u vranë me date 24/09/2023 në përleshjet në Banjskë.

Policia e Kosovës i ka konfirmuar Krypometrit se trupat e të vrarëve ende janë në morgun e spitalit të Prishtinës dhe është duke u kryer autopsia e tyre. Kjo është konfirmuar nga burimet zyrtare. 

Krypometër ka kontrolluar edhe nëse kjo pamje shpërfaqë varrimin e ndonjë personi të vrarë në aktivitete tjera të terrorizmit. 

Krypometri përmes “Google Lens” ka gjetur se videoja origjinale është bërë katër muaj më parë dhe në të shihet funerali i viktimave të sulmit që ka ndodhur me 3 maj 2023 në një shkollë në Beograd në Serbi.

Me një kërkim në internet, vërtetohet se video është publikuar më 11 maj 2023, në kanalin zyrtar të agjencisë së lajmeve Associated Press, nga ceremonia e varrimit të viktimave të sulmit masiv, që la të vdekur tetë nxënës dhe rojën e sigurimit në një shkollë në Beograd.

Policia e Kosovës ka vrarë 3 pjesëtarë të grupit terrorist, i cili mëngjesin e së dielës më 24 shtator 2023 kreu akt terrorist mbi Policinë e Kosovës, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

Pjesëtarët që u vranë janë Stefan Nedeljkoviq, nga Zveçani dhe Igor Millenkoviq e Bojan Mijailloviq nga Leposaviqi.