array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Foto: Xhelal Sveçla/Facebook

Titulli i pasaktë se 1 milionë euro janë të hyrat në buxhetin e Kosovës

Deklarata

Rekord: Një milionë euro të hyra në buxhetin e Kosovës

Media

Vlerësimi

Rrenë

Informacioni se janë mbledhur një milion euro të hyra në Buxhetin e Kosovës është i pasaktë. Krypometri ka konstatuar nga burime zyrtare se shuma e parave të mbledhura nga dogana për periudhën në fjalë është 1 miliardë euro. 

Artikulli

Më 22 gusht 2023 në portalin shqiptarmezemer.info është publikuar një lajm me titull “Rekord: Një milionë euro të hyra në buxhetin e Kosovës”.

I njëjti lajm është publikuar në faqet e Facebookut si: Shqiptar me zemer, Kosova atdheu im, Prishtina.

Me datë 23 gusht 2023 krypometri ka kontrolluar nëse ky informacion është i saktë. Të dhënat e grumbulluara tregojnë se Dogana e Kosovës me datë 22/08/2023 në ora 13:46 në rrjetin social Facebook ka publikuar një njoftim ku tregonte se të hyrat e këtij insitucioni kishin arritur vlerën e 1 miliiardë euro.

“Dogana e Kosovës deri më sot ka arritur të mbledhë 1 miliard euro, duke tejkaluar vitin e kaluar me 71 milion Euro apo 7,62%” thuhet në këtë njoftim. 

Ndërkohë edhe partiaa që udhëheqë vendin, Lëvizja Vetëvendosje, me datë 22/08/2023 ka publikuar një infografikë që tregon se shuma e mbledhur nuk është 1 milion por 1 miliardë euro. “Dogana thyen edhe njëherë rekord. Mbi 1 miliardë euro të mbledhura për buxhetin e Kosovës”- thuhet në njoftimin e datës 22/08/2023.