array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Rrena se shefi i AKI-së është takuar me ministrin e Mbrojtjes dhe Dejona Mihalin

Deklarata

Takimi i dyshimtë i Dejona Mihalit me shefin e AKI-së, Petrit Ajeti

Faqja e Internetit

Vlerësimi

Rrenë

Postimi me titullin “Takimi i dyshimtë i Dejona Mihalit me shefin e AKI-së, Petrit Ajeti” është i rremë. Në videon e postuar nga Paparaci e më pas edhe nga mediat tjera nuk është shefi i AKI-së, Petrit Ajeti, në takimin e ministrin e Mbrojtjes Ejup Maqedonci dhe koordinatoren e komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje (LVV), Dejona Mihalin. Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka thënë se në këta takim nuk ka qenë shefi i AKI-së, Petrit Ajeti. Edhe Mihali e ka mohuar që në takim ka qenë Ajeti. 

Artikulli

Sot me datë 29 tetor 2023, faqja në Facebook e gazetës online “Paparaci” ka shpërndarë (arkiva) një artikull me titull: “Takimi i dyshimtë i Dejona Mihalit me shefin e AKI-së, Petrit Ajeti”. Në këtë artikull pretendohet se koordinatorja e komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje Dejona Mihali është takuar me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe shefin e AKI-së Petrit Ajeti, në një një lokal në Parkun e Gërmisë.

I njëjti lajm është shpërndarë edhe si video në faqen e Facebook, në të cilën shihet Mihali, ministri Maqedonci dhe dy persona të tjerë.

Ky lajm është ripublikuar edhe nga 13 faqe të tjera në rrjetin social Facebook. 

Krypometri ka gjetur se lajmi me përshkrimin e njëjtë është publikuar edhe nga “Rugovistat për Kosovën” (arkiva), “Veriu.info” (arkiva), “Epilogu” (arkiva), “Gazeta Raporti” (arkiva), “Bota Press” (arkiva), “Periskopi” (arkiva), “Front Online” (arkiva), “Demokracia” (arkiva), “KosovaLive” (arkiva), “Fokusi info” (arkiva), “Portali Lajme Shqip”(arkiva), “Portali Lajmet Shqip”(arkiva), “Portali Lajmet e fundit”(arkiva).

Krypometri gjithashtu ka konfirmuar se takimi është zhvilluar në Parkun e Gërmisë sot në orët e mëngjesit por që Shefi i AKI-së, Petrit Ajeti, nuk ishte i pranishëm. 

Kështu tha për krypometrin edhe Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, që ishte pjesë e takimit me Mihalin. 

“Jo, rastësisht jemi taku, unë kam qenë me Durimin që e kam djalë të dajës dhe një ish- kolegë, nuk ka qenë Petriti shefi i AKI-së. Takimi me Dejonën ka qenë i rastësishëm dhe tema e diskutimit ka qenë tërësisht e lirë për përditshmëri”- ka thënë Maqedonci për Krypometrin.

Tutje, ai shtoi edhe se Durim Abdullahut, që shihet në tavolinë, i janë referuar si këshilltari i tij , por në fakt Maqedonci e ka familjar, konkretisht djalë të dajës.

“Vendi ka kamera të sigurisë dhe kush dëshiron mundet me i shiku e me i marrë”- tha tutje Ejup Maqedonci. 

Krypometri ka kontaktuar edhe Durim Abdullahun, i cili shihet në pamjet që ka publikuar “Paparaci”. 

“Mëngjesin e sotëm, sikur pothuajse çdo fundjavë, kam dalur për të ecur në parkun “Gërmia”, bashkë me Ministrin e Mbrojtjes, z. Ejup Maqedonci, me të cilin bëjmë bjeshkatari prej vitesh pasi që kemi lidhje familjare, pra jemi të afërm familjarisht”- tha Abdullahu për Krypometrin. 

Ai shpjegon se në vendin ku kanë qenë të ulur nuk ka qenë shefi i AKI-së, Petrit Ajeti. 

“Në fund të ecjes në “Gërmi”, Ejupi e ka takuar një shok të tij, që nuk e kam njohur, ndërsa kur jemi afruar për të pirë kafe në një nga kafenetë e parkut, me sa duket, për shkak të ndryshimit të orës, të gjitha tavolinat kanë qenë të zëna me njerëz dhe aty bashkë me Ejupin e kemi ndarë tavolinën me aktivisten politike Dejona Mihali, që e kemi takuar rastësisht”- shtoi tutje Abdullahu. 

Tutje Abdullahu shtoi edhe se asnjë nga mediat online nuk i kanë kontaktuar për të konfirmuar takimin dhe pjesëmarrësit në këtë takim. 

“Personi i katërt që shihet në videon e bërë tinëzisht, nuk ka qenë drejtori i AKI-së, por një shok i vjetër i Ejupit. Gjithashtu, në lajmet që e kanë shoqëruar këtë video është shkruar gabimisht për mua duke më prezantuar si këshilltar të ministrit Maqedonci, gjë që nuk është e vërtetë. E vërteta është që ne jemi familjar mes nesh, rrjedhimisht kemi vetëm marrëdhënie të zakonshme familjare private”- përfundon Abdullahu. 

Krypometri ka kontaktuar edhe me Dejona Mihali, koordinatore e komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje (LVV), e cila ka qenë e pranishme në këtë takim. Ajo ka thënë se shefi i AKI-së nuk ka qenë në atë takim. 

“Nuk është drejtori i AKI në atë foto dhe xhirim të bërë në mënyrë të paautorizuar dhe i postuar/publikuar po ashtu në mënyrë të paautorizuar gjatë ditës së sotme 29 tetor 2023”- ka thënë ajo për Krypometrin.

Në një përgjigje për Krypometrin, AKI-ja e ka mohuar “praninë e Drejtorit Petrit Ajeti në takimin në fjalë”.