array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Rrena se Haradinaj po kërkon kthimin e Radojiçiqit 

Deklarata

Ramush Haradinaj kërkon Kthimin e Rakićit dhe Radojqiqit

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Rrenë

Konstatimi se “Ramush Haradinaj kërkon Kthimin e Rakićit dhe Radojqiqit” është i rremë. Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj nuk ka kërkuar kthimin e Goran Rakiqit dhe Millan Radojçiqit, si pretendohet në këtë postim në Facebook. Së bashku me përkshkrimin është publikuar një video në të cilën shihet Avdullah Hoti teksa lexon përbërjen e qeverisë së drejtoruar prej tij në vitin 2020.

Artikulli

Më 3 qershor 2023, faqja në FacebookDekada e Kryeministrit Albin Kurti” ka shpërndarë një video të realizuar në vitin 2020, në të cilën ish-kryeministri, Avdullah Hoti po lexonte përbërjen e Qeverisë se tij. Në fjalimin e tij, Hoti tregonte se kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq është emëruar zëvendëskryeministër dhe ministër i Pushtetit Lokal.

Qeveria e atëhershme e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti u votua më 3 qershor 2020 me 61 vota. 

Kjo qeveri ishte krijuar pas arritjes së koalicionit LDK-AAK-NISMA-Lista Serbe, të drejtuar nga Avdullah Hoti.

Mirëpo, kjo faqe në këtë postim ka shkruar “Lutjet e Avdullah Hotit Sot 3 vjet! Dorëzimi i Komandantave dhe i pushtetit para #GoranRakićit dhe #AvdullahHotit!”.

Përveç kësaj, kjo faqe ka shkruar se “tash Ramush Haradinaj kërkon Kthimin e Rakićit dhe Radojqiqit.…”. Përveç këtyre konstatimeve, në postim nuk është dhënë asnjë argument për t’i mbështetur ato.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj në asnjë prej paraqitjeve të tij nuk ka kërkuar që të rikthehet Goran Rakiqi dhe Millan Radojçiqi.