array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Rrena për vrasjen e luftëtarit nga serbia 

Deklarata

Luftoi në Ukrainë por u vra në Kosovë

Media

Vlerësimi

Rrenë

Rrenë Publikimi me përmbajtjen  “Luftoi në Ukrainë por u vra në Kosovë! Kush ishte terroristi serb që gjeti vdekjen në veri të vendit” është i rremë. Personi i shfaqur në fotografi ka konfirmuar se nuk është vrarë e po ashtu burimet zyrtare kanë konfirmuar këtë të dhënë.

Artikulli

Më 24 shtator 2023 faqja e internetit Indeks shppërndau një lajm me titull “Luftoi në Ukrainë por u vra në Kosovë. Kush ishte terroristi serb që gjeti vdekjen në veri.

Artikuli pretendon se ka fakte se është vrarë Radomir Pocuca. 

Lajmi më po këtë titull është shpërndarë edhe në faqe tjera në internet si GazetaAktuale24, Diaspora Lajm, Fakti, Të rëjat shqiptare, Info Media. Informacioni është shpërndarë edhe nga ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha në Facebook, duke marr mbi 3.100 reagime, mbi 40 shpërndarje e qindra komente.

Krypometër ka verifikuar nëse ky person është në mesin e të vrarëve në aksionin e datës 24 shtator 2023 në fhsatin Banjëskë të Zveçanit. 

Kontrollimi i fakteve tregon se Radomir Pocuca në profilin e tij në Facebook e ka demantuar këtë lajm. .

“Nuk kam vdekur dhe nuk e kam në plan, nuk ka ende ndonjë plumb me emrin tim në të”- shkroi ai në Facebook.

Lajme e postime për vdekjen e tij ishin shpërndarë edhe në rrjetin Tëitter.

Portali boshnjak i lajmeve Istraga.ba kishte telefonuar Pocucan i cili deklaroi se është gjallë dhe në Beograd.

Krypometër ka kontrolluar edhe në listën e personave të cilët janë konfirmuar si të vrarë në këtë aksion. Në lajmet zyrtare ku janë shkruar emrat e të vrarëve nuk përmendet emri i personit në fjalë. 

Dhjetëra materiale të rreme u shprëndanë në mes datave 24 dhe 28 shtator e që për temë kishin ngjarjet në fshatin Banjskë ku në një përleshje të armatosur u vra një polic dhe tre persona.