array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Rrena për vrasje në Pejë  

Deklarata

Krim i rëndë brenda familjes në Kosovë, djali vret nënën! Dëshmia e tij pasi u arrestua: Më ka ndarë nga…. (Detaje tronditëse) / 𝗟𝗲𝘅𝗼 𝗟𝗮𝗷𝗺𝗶𝗻 𝗲 𝗽𝗹𝗼𝘁𝗲 𝗻𝗲 𝗸𝗼𝗺𝗲𝗻𝘁

Faqja e Internetit

Vlerësimi

Rrenë

Artikulli i publikuar më 17.03.2024 me titullin “Krim i rëndë brenda familjes në Kosovë, djali vret nënën! Dëshmia e tij pasi u arrestua: Më ka ndarë nga…. (Detaje tronditëse) / 𝗟𝗲𝘅𝗼 𝗟𝗮𝗷𝗺𝗶𝗻 𝗲 𝗽𝗹𝗼𝘁𝗲 𝗻𝗲 𝗸𝗼𝗺𝗲𝗻𝘁 👇” është i rremë. Policia e Kosovës ka thënë se në muajin mars të vitit 2024 nuk ka ndodh asnjë krim i tillë, pra vrasja e nënës nga biri i saj. Personat që përmenden në tekstin e publikuar më 17.03.2024 përputhen me dorasin dhe viktimin e një vrasjeje që ka ndodhur më një vit më herët, pra më 14.03.2023 në Pejë.

Artikulli

Më datë 17.03.2024 faqja e Facebook “Liria Ka Emër” (Arkivi) ka publikuar një artikull me titull: “Krim i rëndë brenda familjes në Kosovë, djali vret nënën! Dëshmia e tij pasi u arrestua: Më ka ndarë nga…. (Detaje tronditëse) / 𝗟𝗲𝘅𝗼 𝗟𝗮𝗷𝗺𝗶𝗻 𝗲 𝗽𝗹𝗼𝘁𝗲 𝗻𝗲 𝗸𝗼𝗺𝗲𝗻𝘁 👇”.

I njëjti artikull është publikuar edhe në faqet tjera në Facebook, si: “Gazeta Rich Shqip” (Arkivi), “Desi News” (Arkivi), “Shqiptaria Ka Emër” (Arkivi), “Tringa Globale” (Arkivi) dhe “Maringlen” (Arkivi).

Krypometri ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për të parë nëse në kohën e publikimit, pra më datë 16.03.2024 dhe 17.03.2024 kishte ndodhur një ngjarje e tillë. 

Zëdhënësi i Policisë në Pejë, Fadil Gashi ka thënë se një ngjarje e tillë nuk ka ndodhur në muajin mars të vitit 2024.

“Nuk kemi pasur raportim të tillë më datë 16 dhe 17 mars 2024, ngjarja nuk është aktuale ka ndodhur më herët”- ka thënë Gashi. 

Ai ka thënë se emrat e personave që janë përmendur në artikull përputhen me një vrasje që ka ndodhur një vit më herët, pra më 14.04.2023. 

Përmes kërkimeve në internet, Krypometri ka gjetur se vrasja që është raportuar si lajm më 17.03.2024 në fakt ka ndodhur më 14.04.2023 në Pejë (Arkivi). 

Driton Rugova, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës më datë 14.04.2023 kishte konfirmuar vrasjen që kishte ndodhur (Arkivi), ndërsa Urim Hyseni dyshohej për vrasjen e nënës së tij.

“Policia, me të marrë informacionin menjëherë ka shkuar në vend të ngjarjes, aty është kuptuar se bëhet fjalë për një rast të rëndë. Në vend ngjarje janë gjitha njësitet relevante dhe stafi komandues, nga ekipi  mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës, ndërsa personi i dyshuar është arrestuar”- kishte thënë Driton Rugova, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës (Arkivi), më 14.4.2023. 

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë kundër Urim Hysenit për vrasjen e nënës së tij. 

“Sipas aktakuzës, i pandehuri U.H., me datë 14 prill të vitit 2023, në qytetin e Pejës, ka privuar nga jeta nënën e tij, viktimën H.H., me dyshimin e bazuar mirë se ditën kritike në rrethana të përgjegjësisë së zvogëluar mendore në shkallë esenciale, viktimës i ka shkaktuar mbi 20 plagë në pjesë të ndryshme të trupit, duke e privuar të ndjerën nga jeta”– thuhet në njoftimin e Prokurorisë të datës 10.10.2023.

Për këtë rast ka filluar gjykimi ndaj Hysenit, por rasti është mbyllur për media. Më 17.11.2023, i akuzuari Urim Hyseni ishte sjellur në Gjykatën Themelore në Pejë për akuzat që rëndojnë ndaj tij (Arkivi).

Në këtë seancë nuk ishte lejuar prania e mediave për të xhiruar. Edhe avokati i të akuzuarit kishte kërkuar që seanca të jetë e mbyllur për media. 

“Edhe ne kërkojmë që kjo seancë të jetë e mbyllur për publikun për arsye se gjatë kësaj seance ne do të diskutojmë një çështje e cila na flet për gjendjen shëndetësore të të mbrojturit tim dhe çdo diskutim lidhur me këtë ekspertizë duhet të jetë i mbyllur për publikun”– tha Mekaj më 17.11.2023.

I akuzuari nuk e kishtë thënë asnjë fjalë në momentin kur u pyet nga Gjyqtarja e rastit Violeta Husaj- Rugova se a pajtohet me fjalët e mbrojtësit të tij që seanca të jetë e mbyllur për publikun. Ai vetëm kishte tundur kokën në shenjë pohimi (Arkivi).